Të paktën 60 nxënës janë paraqitur në spitalin e Shkodrës, pasi shfaqën shenja helmimi. Shefja e Infektivit në Shkodër Rezarta Bazhdari deklaroi se vetëm brenda 24 orësh ka pasur 34 raste të tilla, ku 8 nxënës aktualisht vijojnë të jenë të shtruar.

Bëhet fjalë për nxënësit e një shkolle në Postricë, të cilët u helmuan pasi konsumuan ushqim pranë institucionit arsimor. Bazhdari tha se situata aktualisht është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për intoksikim. Mes të tjerash ajo tha se bluzat e bardha janë në pritje të rezultatit të analizave.

“Për 24 orë janë 34 raste, ndërkohë 8 janë të shtruar. Situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë me intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për t’i qetësuar ata sepse situata është e menaxhueshme”, tha shefja e Infektivit në Shkodër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb