TIRANE- Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shupenzë të Bulqizës, ku u helmuan nga tymi në një shkollë të mesme 60 nxënës, solli reagime dhe debate nga opozita. Kështu, në vazhdën e debateve, ka reaguar dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar te Arsimit, Albana Vokshi.

Kjo e fundit pohoi se ministrja Lindita Nikolla, në vend që të mbajë përgjegjësi, sulmon opozitën. Sipas demokrates, në vendet e tjera ministrat japin dorëheqjen.

REAGIMI I VOKSHIT
Është tronditëse kur nje nene, një grua, një deputete, një ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje përgjegjësi per rrezikimin e shëndetit te nxënësve ne Shupenze te Bulqizës sulmon opozitën dhe Kryetarin e saj për faktin e vetem se Basha përcolli shqetësimin publik për helmimin e te rinjve.

Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kërkuar ndjese nxënësve dhe familjareve te tyre për helmimin e shkaktuar. Kjo është me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin dorëheqjen, kur sistemi qe drejtojnë dështon ne sigurimin e jetës se fëmijëve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.

Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opozitën, sepse qeveria e saj dëshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshëm do te investoje ne arsim njësoj si vendet e pazhvilluara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013. Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb