DURRES

Përmes një njoftimi Inspektorati Shëndetësor, dega Durrës bën me dije se ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e fasonerisë në të cilën u helmuan disa punonjës. Sipas Inspektoratit Shëndetësor deri më tani janë 18 punonjës që po marrin trajtim në spitalin e Durrësit, pasi kanë pasur marrje mendsh, marrje fryme dhe kollë.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Durrës është njoftuar se më datë 29.01.2019 në Spitalin Rajonal të Durrësit janë shtruar punonjës të subjektit “Albastir” Sh.p.k. me aktivitet fasoneri/hekurosje. Punonjësit janë paraqitur në spital me marrje mendsh, marrje fryme dhe kollë.

Deri tani janë 18 punonjës që po marrin trajtim pranë Spitalit Rajonal Durrës. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Durrës, ngriti grupin e inspektimit i cili shkoi menjëherë në subjekt dhe morri masë urgjente, Vendim i Ndërmjetëm, për pezullimin e aktivitetit të subjektit deri më datë 7 shkurt 2019 në pritje të përgjigjes së analizave nga ana e Drejtorisë Rajonale Shëndetësore, Durrës si dhe masë administrative 500 000 lekë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb