Mjekët në spitalin e Krujës njoftojnë se situata e pacientëve me probleme të helmimit është përmirësuar.
Gazetari Andi Shota tha për ‘BalkanWeb’ se sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri më tani , rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.
Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkon në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital.
Nga ana tjetër një qytetar është shprehur për ‘BalkanWeb’ se po e blen ujin e pijshëm, por vështirësia ekonomike e bën të papërballueshme situatën, ndërsa tregon se është invalid dhe merr vetëm 150 mijë lekë të vjetra.
“Po e blejmë ujin e pijshëm, me u la jo. Unë jam invalid, 150 mijë lekë marr. Ky është vendi dhe kuvendi, gjeje vetë”, ka thënë ai.
Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.
(BalkanWeb)