FIER

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ku një numër i konsiderueshëm nxënësish kanë mbërritur në urgjencën e Spitalit të Fierit me probleme të ndryshme shëndetësore.

Burime nga Spitali Rajonal i Fierit bënë me dije për “BalkanWeb” se janë rreth 30 nxënës që po trajtohen në urgjencë dhe nuk ka raste të rënda, por ndërkohë nuk dihet se çfarë ka ndodhur nëse ka pasur një helmim apo diçka tjetër.

Nga ana tjetër Inspektorati Shëndetësor ka çuar një grup për ekspertim në shkollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb