Jordan Henderson ka folur para ndeshjes së Anglisë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Mesfushori anglez ka thënë se ata janë të bashkuar para përballjes me ‘Dardanët’ dhe se vëmendja e tyre është te kjo ndeshje.

“Është një ndeshje interesante dhe mendoj se ne duhet ta fitojmë atë në mënyrë që të mos e rrezikojmë kualifikimin”, ka thënë Henderson. “Ne mbështesim njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri-tjetrin dhe të gjithë duam të njëjtat gjëra dhe të njëjtat synime”. “Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos i lejojmë njerëzit dashakeq të ndikojnë tek ne ose në atë që ne po përpiqemi të bëjmë”.

“Gjithmonë ka njerëz nga jashtë që flasin, por si lojtarë ka rëndësi vetëm ato që mendojmë brenda dhe çfarë ndodh brenda rrethit”, ka shtuar më tej kapiteni i Liverpoolit, shkruan tg.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb