Të paktën 5 nxënës të një shkolle filloreje në Prishtinë kanë përfunduar në spital, pasi janë helmuar. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur të premten në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ndërsa sot është bërë publik lajmi.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazilu tha për Telegrafin se: “Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fazliu. Ndërkaq nëna e një nxënësi, i cili është duke u trajtuar në QKUK, ka treguar për Telegrafin se fëmija i saj pasi që kishte në shkollë ishte ndjerë keq, ndërsa kishte pasur të vjella dhe temperaturë.

“Që nga e premtja fëmija im është i sëmurë, jemi në spital. Ka ngrënë në bufenë e shkollës në pushim të gjatë. Fëmija është në ndërrimin e pasdites dhe pasi ka përfunduar orarin mësimor, në orën 19:00 të premten kanë nisur të vjellat dhe ka pas temperaturë të lartë. E kemi sjell në spital dhe analizat i kanë dalë që ka të bëjmë me helmim”, ka thënë nëna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb