Hepatiti viral është inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga viruset A, B, C, D dhe E.

Sipas specialistëve, hepatiti viral është një problem i shëndetit publik jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën për shkak të barrës së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë që ai shkakton.

Ekspertët e shëndetit publik, gjithsesi, thonë se hepatitet mund të parandalohen, trajtohen dhe në rastin e hepatitit C, kurohet.

Ata kanë publikuar disa mënyra sesi të veprojmë për të parandaluar hepatitet virale.

Për parandalimin e Hepatitt B dhe C, mënyra më e sigurtë është vaksinimi. Masa të tjera përfshijnë: mos shkëmbe age ose brisqe, praktiko marrëdhënie seksuale të sigurta, merr gjak të sigurtë.

Për Hepatitin A: konsumo ushqim dhe ujë të sigurtë, trajto ujërat e zeza në mënyrën e duhur, mbaj higjienë të duhur të duarve dhe vaksinohu./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: