Deputeti Agron Duka, kryetari i PAA-së, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se heqja e masës së sigurisë për kreun e PD-së, Sali Berisha, është një arsye për të gëzuar opozitën, pasi ishim në kushte të pabarabarta duke shkuar në zgjedhje.

Duka tha se ne gëzohemi se ishim pa dashin e kopesë, e kishim në izolim. “Unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por në këtë rast drejtësia ka pasur të drejtë”, tha Duka.

Ndërsa Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se goditja më e madhe ndaj sistemit të ri të drejtësisë ishte fakti se Strasburgu pranoi dhe kaloi me procedurë të përshpejtuar gjykimin në Gjykatën Europiane, çështjen Berisha.

“Ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur këtu, sa vite u mbajt zvarrë çështja e vulës së PD? Gjykata Kushtetuese është më e dobëta që kemi pasur deri më sot. Kushtetuesja në kohën e Berishës ka dhënë vendime kundër Qeverisë, ndërsa sot kemi një Gjykatë që në asnjë rast nuk mbron Kushtetutën. Iu rritën pagat dhe nuk ruajnë fare balancat”, tha Ndoka.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese jep vendime që nuk i kupton askush, i ndan çështjet dhe thotë ne do e shqyrtojmë kur të piqen pjeshkat.

Ndoka tha se SPAK nuk është organizatë kriminale, por i kapur nga Soros dhe për mua organizata Soros është kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: