Maxhoranca kërkon ndryshime në Kodin Rrugor për sa i përket nenit për bllokimin e patentave të shtetasve të huaj.

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për shtimin e dy pikave në nenin 127 të Kodit Rrugor, për emigrantët apo shtetasve nga Kosova që iu bllokohen lejet e drejtimit në Shqipëri. Nisma sipas kërkesës së tij parashikon lehtësira në rimarrjen e dokumentit.

Dy pikat që propozon Ndreu për t’u shtuar parashikojnë që kundër masës së pezullimit të leje drejtimit mund të bëhet ankimim brenda 20 ditëve dhe marrja e masave brenda 30 ditëve. Po kështu kërkohet që pezullimi i lejes së drejtimit mund të konvertohet në pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispozitën e shkelur, raporton “BalkanWeb”.

NENI AKTUAL
Neni 127 i Kodit Rrugor në fuqi, “Pezullimi i lejedrejtimit të mjetit”, në pikën 3 të tij ka këtë
parashikim ligjor:

3. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policise që ka tërhequr lejedrejtimin dhe për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, nga Institucioni i Prefektit, në juridiksionin e të cilit është konstatuar shkelja, sipas pikës 1 të këtij neni. Prefekti, brenda 5 ditëve, njofton organin e Policisë Rrugore për vendimin e marrë, duke i dërguar atë së bashku me lejedrejtimin.
Organi i Policise Rrugore përgjigjet për administrimin e dokumentacionit dhe dërgimin e tyre, brenda 5 ditëve, në Drejtorine Konsullore të Ministrisë së Jashtme.

“Nga zbatimi në praktikë i pikes 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor kanë lindur vështirësi dhe pengesa. Kjo pikë e ketij neni është amenduar edhe në vitin 2011, me ligjin nr. 10488. Por përsëri zbatimi i pikës 3 nuk ka siguruar një normalitet të punës per organet zbatuese të ligjit dhe në mjaft raste janë konstatuar edhe elemente korruptive. Në këto kushte, si deputet i Kuvendit të Shqipeërisë, duke vlerësuar shqetësimet e shtetasve kosovarë, emigrantëve, por dhe shtetasve të huaj, si drejtues mjetesh, që udhëtojne në një numër shumë të madh në Shqiperi, veçanërisht gjatë periudhës së verës, si dhe duke marrë në konsideratë faktin që duhet të shmangim hallka të panevojshme institucionale për zbatimin e Kodit Rrugor dhe mirëfunksionimin e ligjit, paraqes nismën ligjore për të ndryshuar pikën 3 të nenit 127 dhe të për të shtuar dy pika të tjera 3/1 dhe 3/2, të cilat rregullojne përfundimisht problematikat e hasura deri më sot për këtë çështje”, arsyeton Ndreu në relacionin shoqërues të nismës ligjore.

Konkretisht, propozohen formulimet si me poshte:
“3. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe, per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, nga organi pergjegjes i qeverisjes vendore te vendit ku eshte kryer shkelja, sipas pikes 1 te ketij neni. Ky i fundit ia njofton masen e marre autoritetit kompetent te shtetit qe e ka leshuar lejedrejtimin dhe e shenon, kur kjo eshte e mundur, ne dokumentin e drejtimit te mjetit.

3/1. Kunder mases se pezullimit te lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditesh, tek organet perkatese te drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 diteve ne vijim. Kur ankesa gjykohet e drejte, te interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

3/2. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, pezullimi i parashikuar ne dispozitat e ketij neni konvertohet ne pagesen e nje shume qe eshte sa dyjishi i mases administrative maksimale te parashikuar per dispoziten e shkelur.”

Argumentet per nismen e propozuar jane si me poshte:
1. Ndryshimi dhe shtesat ne piken 3 te nenit 127 behen me qellim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-se, me qellim qe edhe vendi yne te vendose dhe te aplikoje ato standarde;

2. Propozimi per dyfishim te sanksionit me mase administrative ne “kembim” te mospezullimit te lejedrejtimit per drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi te leshuar nga nje shtet i huaj, do te jete nje mase lehtesuese per drejtuesit e mjeteve;

3. Ky ndryshim do te kete nje impakt mjaft pozitiv per drejtuesit e mjeteve nga Kosova, te cilet transitojne ne Shqiperi 9do fundjave dhe sidomos per sezonin turistik;

4. Impakt pozitiv ndryshimi do te kete edhe per drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombesi te huaj, te cilet do te ndiejne “shtrengesen” ne pagesen e nje mase dyfish per shkeljen e kryer dhe nuk do te kene vonesa dhe humbje te panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit per te aplikuar per falje etj.;

5. Ndryshimi i propozuar do te sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve te mesiperme te parashikuara dhe vjelja dyfish te shumes se mases administrative te parashikuar per dispoziten e shkelur;

6. Amendimi i propozuar do te ndikoje drejtperdrejt per eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe te perceptimit negativ qe ekziston ne publik per Policine Rrugore, e cila sot aplikon masat per kete kategori ne zbatim te dispozites perkatese, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet ne legjislacionet rrugore te huaja me ligjin shqiptar e krijojne kete perceptim.

Nisma e propozuar eshte ne perputhje me Kushtetuten, legjislacionin ne fuqi per Kodin Rrugor dhe Rregulloren e Kuvendit.

Projektligji, si projektligj joqeveritar, nuk ka ndikim ne buxhetin e shtetit qe sjell rritjen e shpenzimeve apo pakesim te te ardhurave.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/kerkesa-Pjerin-Ndreu.pdf”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/relacioni-shoqerues.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb