Dembele ishte heroi i PSG, teksa me golin e tij në fund i dhuroi Superkupën e Francës skuadrës parisiene, në ndeshjen ndaj Monaco (1-0).
“Jam i lumtur që kam shënuar në fund. Është titulli im i katërt në Paris Saint-Germain. Goli? Le të përpiqemi të jemi efikas për të shënuar më shumë, të gjithë kanë shanse.
Ne gjithmonë kemi besuar se do të shënojmë, qoftë në minutën e parë, në minutën e 50-të, apo në minutën e fundit”- tha Dembele. Kujtojmë që për PSG, ky është titulli i 13-të i Superkupës.
(J.S/BalkanWeb)