Dijar Nikqi ishte heroi i Tiranës në fitoren 0-1 me Kastriotin, duke shënuar golin në fund.

“E dinim që sot do të ishte një luftë këtu në Kamëz, por në fund arritëm tja dalim. Jam i gëzuar që jam heroi i ndeshjes, u mundova në maksimum sepse është ndeshja e dytë që e nis si titullar, dhe shpresoj ta kem treguar veten sa më mirë. Në momentet e fundit të gjithë e duam golin dhe themi do e bëj unë osë do e bëj unë, por fati ishte në anën time dhe e shënova unë.

Më shumë rëndësi kanë 3 pikët dhe i merituam sot. Futbollisti golin e shijon me ekipin, familjen, por unë ja u dedikoj këtyre të fundit se ata me zor po prisnin të shënoja dhe ti dhuroja fitoren Tiranës, e meritojnë për gjithë mundin që kanë bërë me mua gjatë gjithë jetës time. Trajneri Shehi më përgëzoi për ndeshjen dhe golin, unë jam i lumtur që e mora aprovimin e tij se u mundova të jap maksimumin, e harrova fare që bëra golin, e rëndësishme ishte fitorja”, tha Nikqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb