Detaje të reja janë zbardhur nga heroina e kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku në pranga ra shoferi i mjetit “Renault”, ku ndodhej lënda narkotike.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar shtetasi Novrus Koçi, i cili i pyetur nga Policia Kufitare ka mohuar të jetë poseduesi i drogës.

“Nuk e dija që ishte drogë. Më dhanë një pako për ta çuar në Itali dhe në shkëmbim të këtij shërbimi do të merrja një shumë parash”, mësohet të ketë thënë ai para policëve.

Pakoja me 500 gram heroinë u gjet në derën e makinës, e mbështjellë me një rrobë, gjatë skanerit të mjetit dhe kontrollit me qen antidrogë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: