HAS – Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.

I pyetur nga gazetarja Dorjana Bezat, daja i Xhavit Shutit, ka thënë se nuk di asgjë për drogën.

“Nuk di fare me çfarë merren nipërit e mi, unë erdha të takoj motrën,” ka thënë ai për BalkanWeb.

Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: