KORÇË- Të tjera masa në radhët e policisë pas kapjes së 2 kg heroinë nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës. Paz pezullimit të shefit të hetimit të krimit në këtë pikë kufitare, mësohet se janë pezulluar edhe 5 punonjës policie që ishin në shërbim kur u kap droga.

Gazetarja Doriana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se pezullimi do të jetë deri në verifikimin e plotë a janë kryer në rregull procedurat e kontrollit, pasi droga nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare.

Pezullimi është bërë nga Departamenti i Kufirit. Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast. Pezullimin e ka konfirmuar edhe gazetarja Iris Rezhda në Drejtorinë e Kufirit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb