Më 23 nëntor, autoritetet shqiptare arrestuan shtetasin turk Nihat Oezbek, 57 vjeç, një nga objektivat kryesorë të Europolit për trafikimin ndërkombëtar të heroinës.
Oezbek dyshohet se udhëhiqte një rrjet të gjerë kriminal që merrej me importin masiv të heroinës drejt Evropës Perëndimore, sipas Europol.
Hetimet e autoriteteve kanë zbuluar një lidhje direkte mes të dyshuarit dhe një ngarkese të fshehur me 703 kilogramë heroinë, e sekuestruar më 30 gusht 2022 në portin e Hamburgut, Gjermani.
Heroina ishte futur në Evropë e fshehur në një ngarkesë kontejnerësh sapuni, me origjinë nga Irani, duke shfaqur një metodë të sofistikuar të trafikimit.
I dyshuari, tashmë në Shqipëri, është në pritje të ekstradimit në Gjermani, ku do të përballet me akuza për trafik ndërkombëtar të drogës.
(BalkanWeb)