TIRANË

Vendosja e portreteve të heronjve dhe dëshmorëve të Bulevardin kryesor të Tiranës ka ngjallur shumë polemika e debate mes njerëzve të historisë dhe medias.

Sot kjo gjë është komentuar në studion e News24 nga analisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj që e cilësoi një karikaturë e asaj që u bë me fotot e 40 martirëve kur Papa Francesku vizitoi Tiranën. Sipas tij ky është një përdorim politik i historisë nga ana e PS-së.

“Është një përsëritje karikaturale do të thosha estetikisht po të flasim e asaj që u bë me 40 martirët kur erdhi Papa Francesku. Tani në kushtet kur flitet për një rishkrim të historisë, afishimi politik i vetëm një pjese të atyre që bënë luftën, të dëshmorëve të luftës është një thellim i revanshit për të mohuar kompleksitetin e LANÇ dhe rezistencës antifashiste. Kjo çon detyrimisht tek përdorimi politik i historisë dhe është e shëmtuar dhe e dëmshme sepse përçan më tej opinionin publik nga ana e PS. E dyta, janë vënë figura të pas ‘44. Janë vënë figura që kanë qenë personazhe të sigurimit të shtetit, të cilët i kanë lyer duart me gjak qytetarësh. Në këtë kuptim është një gjest, nuk e di sa i menduar është për të provokuar por që në thelb provokon dhe çon tek thelbi i përdorimit të historisë nga ana e PS-së”, deklaroi Mustafaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb