Historiani Uran Butka i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” duke folur për figurat e lartësuara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, tha se janë nderuar vetëm njëra pjesë e tyre.

Butka nënvizoi se nacionalistët janë përjashtuar, kurse shtoi se me vendosjen e figurave vetëm të njërës pjesë, është lënduar po ashtu një pjesë të popullatës.

Në rast se paraqitja e heronjve të Luftës së Dytë Botërore do të ishte bërë mbi dokumentet e reja që kanë dalë, nuk do të ishte ky reagim i politikanëve dhe një pjese popullate. Unë kam marrë disa telefonata nga nacionalistë, të cilët më kanë thënë se familjarët e tyre nuk janë aty. Është lënduar një pjesë e popullsisë dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Ky është një vlerësim i njëanshëm, në vazhdën e ideologjisë komuniste. Është një akt i njëanshëm dh antihistorik, përçarës. Është përcarës, sepse nuk e nderon Luftën e Dytë”, tha Butka.

Historiani Uran Butka vlerësoi se Lufta e Dytë Botërore është një luftë e të gjithë faktorëve antifashistë e antinazistë, e jo vetëm e një fronti, ashtu siç e paraqiste Enver Hoxha.

“Lufta nacional-çlirimtare është një luftë e të gjithë faktorëve antifashistë, të të gjithë atyre që ishin kundër pushtuesit. Nuk ishte një luftë vetëm e komunistëve. Enver Hoxha dhe jugosllavët e kanë monipolizuar luftën dhe monopolizuan edhe pushtetin. Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës. Kjo ka ndodhur pak a shumë edhe këto ditë, ku janë vendosur heronj të Luftës Antifashiste të njërës anë”, deklaroi Butka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb