Në studion e emisioni “Real Story” në “News 24” u zhvillua një debat në lidhje me heronjtë që janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në prag të Festës të Çlirimit.


Historiani Marenglen Kasmi tha se në një dokument del se Mit’hat Frashëri ka bashkëpunuar me gjermanët.  Ndërsa, historiani Butka deklaroi se është turp që flitet me këtë gjuhë, sikur në kohën e komunizmit.


Marenglen Kasmi: Balli Kombëtar gaboi dhe u rendit në anën e gabuar.


Agron Gjekmarkaj: Pushkën këta e kanë përdorur për të sjellë tiraninë.

Marenglen Kasmi: T’i thuash Qemal Stafës, Vojo Kushit, kriminel, është e rëndë.

Agron Gjekmarkaj: Po kriminel domethënë gëlbaza të Enver Hoxhës. Je mbushur me mllef dhe ideologji kriminale.

Marenglen Kasmi: Përmendet gjithmonë Enver Hoxha i dribluar me jugosllavët. Po Balli a pati gabim? Mit’hat Frashëri ka dhënë urdhër për bashkëpunim me gjermanët.

Uran Butka: Ti vazhdon ti mashtrosh shqiptarët edhe sot e kësaj dite. Duhet të jenë dëshmorë edhe ata ballistë që janë vrarë nga partizanët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb