Fiorentina u rikthyer pas ngjarjes tragjike të javës së kaluar ku humbi jetë kapiteni Davide Astori. Skuadra violë po përballet me Beneventon e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushaj.

Mbrojtësi shqiptar do e nisë ndeshjes si titullar, ndërsa mesfushori Memushajt ndodhet në stolin e rezervave.Tifozët e Fiores kanë menduar t’i kushtojnë një tjetër homazh nderi, kapitenit të tyre. Në stadium janë afro 35 mijë mbështetës në shkallët e stadiumit “Artemio Franki”për të përkrahur skuadrën dhe për të nderuar Astorin.
Fiore11-470x297
Grupimi i tifozëve ultras përgatiti një flamurt 80-100 metra të gjatë dhe do të shpërndajnë flamuj në çdo cep të tribunave. Gjithashtu u lëshuan tullumbace në formë zemre ngjyrë vjollcë ndërsa në tribuna u lëshuan tullumbace të bardha dhe vjollcë që do të shoqërojnë dekorin e zemrës së madhe.
Fiore2-470x318
Në fushë ishte e kapitenit të ndjerë, Davide Astori me numrin 13-të, me mbishkrimin “Përgjithmonë kapiten”, ndërsa në një tjetër banderolë shruante: “Ka njerëz që nuk vdesin kurrë, ka histori që do të mbeten gjithmonë… Udhëtim të mbarë kapiten”! Vendin e Astorit në mbrojtje për sfidën e sotme ka zënë mbrojtësi Hugo.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-heshtje-e-plote-dhe-lote-ja-cfare-ndodhi-ne-fillimin-e-ndeshjes-fiorentina-benevento/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: