TIRANË

Komisioni i Ligjeve do t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që do të provojë sipas mazhorancës shkeljet kushtetutese që Presidenti i Republikës ka bërë në nxjerrjen e dekretit të 10 Qershorit, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kryetari Ulsi Manja kërkoi që pjesë e hetimit të jetë edhe përgjigjja që kreu i shtetit i ka kthyer Komisionit të Ligjeve, duke e cilësuar atë si ironike, hipokrite dhe fyese.

Për socialistin Bashkim Fino, Presidenti Ilir Meta ka shpallur dekretin bazuar në interesa politike dhe aspak në zbatim të përcaktimeve kushtetutese.

Komisioni parlamentar i Ligjeve do të mblidhet sërish të mërkurën ku pritet të votohet raporti në të cilin do kërkohet nisja e hetimit parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikë Ilir Meta. Raport pritet të kalojë për votim në seancën parlamentare të datës 4 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb