Hetuesi që po heton për ryshfet të mundshëm nga lobistët e kompanisë kineze Huawei ka kërkuar vulosjen e ambienteve në Parlamentin Evropian , konkretisht të zyrave të ndara për dy asistentë të parlamentit njoftoi Prokuroria Federale belge .

Siç raporton gazeta belge “Le Soir”, rreth njëqind hetues nga policia gjyqësore federale kontrolluan 21 adresa në rajonin e Brukselit, Flanders, Wallonia, si dhe Portugali të enjten në mëngjes .

U bënë arrestime të personave që punonin ose punojnë për Huawei, pas kontrolleve të kryera në shtëpitë dhe zyrat e tyre. Këta persona pas arrestimit po merren në pyetje.

Sipas informacioneve të fundit, Presidenti i Parlamentit Evropian është vënë në dijeni të situatës, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. Një tjetër i dyshuar u arrestua në Francë pas një urdhër-arresti evropian.

“Asnjë koment për hetimin ,” u përgjigj zëdhënësi i Komisionit Evropian Thomas Rainier, kur u pyet për arrestimet.
Në lidhje me kompaninë e dyshuar të përfshirë, Rainier tha se siguria e rrjeteve 5G është padyshim jetike për ekonominë.

Skandali i ri korrupsioni në Parlamentin Evropian shpërthen pas më shumë se dy vjet pas aferës Katargate.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb