Policia italiane ka zbuluar një sasi të madhe droge në portin e Genovas. Sipas tgCom24, bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e dy personave. në operacion janë përfshirë dhe forcat e rendin dhe autoritetet gjyqësore të Zvicrës, Francës, Belgjikë dhe Holandës. Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe ishte fshehur në një kontejner në portin e Genovas.

Pas sekuestrimit të drogës, policia ka organizuar dhe ka bërë dorëzimin e kontrolluar të heroinës jashtë Italisë. Dy arrestimet janë bërë në Holandë. Hetimi i koordinuar nga Prokuroria nisi pas shkëmbimit të informacioneve nga Drejtoria Qendrore për shërbimet antidrogë dhe Shërbimi Qendror Operativ.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb