Zyrtarët në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore, po zhvillojnë hetime për sulmin kibernetik në sistemet e Internetit dhe të WI-Fi-së, pak kohë para ceremonisë që u hap të premten.
Organizuesit thanë se serverët e lojërave ishin sulmuar afro 45 minuta para ceremonisë së hapjes, duke shkaktuar probleme në Internet në qendrën kryesore të gazetarëve.

Zyrtarët i kanë ndalur serverët për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe kjo ka çuar në mbylljen e faqes në Internet të Lojërave Dimërore në Pjonçang, shkruan rel.

Normalisht, ka thënë zëdhënësja, Nancy Park, dhe ka njoftuar se Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ekipi i sigurisë kibernetike, po zhvillojnë hetime për këtë sulm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb