LUSHNJE-Pas dhënies së masës “arrest me burg” për drejtoreshën e Arsimit në Lushnje, Liza Tabaku, Prokuroria e këtij qyteti jep detaje të tjera të hetimit.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur për “Panorama Online” se gjatë ditës së sotme kanë mbërritur edhe pesë denoncime të tjera për drejtoreshën. Mësuesit që kanë denoncuar Tabakun e akuzojnë atë se kërkonte dhe merrte nga 3 mijë euro për transferimet nga njëra shkollë në tjetrën.

Në të njëjtën kohë grupi hetimor ka dhënë edhe detaje se ku i mbante drejtoresha e Arsimit ryshfetet që merrte në këmbim të punësimit të mësuesve. Nga kontrollet që janë bërë në shtëpinë e saj rezulton se ajo i fshihte lekët në vende të ndryshme, dhe shuma e sekuestruar i është gjetur në rrobat e shtëpisë, në divane dhe në sirtarë.
Një ditë më parë u zbulua edhe një ditar që Tabaku mbante ku shënonte emrat e mësuesve dhe shumat që kishte marrë për punësimin e tyre.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb