Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për Emiljano Shullazin pas denoncimit të një biznesmeni, për një sipërfaqe parkimi 1 200 metra katrorë në Tiranë. Hetimet nisën në mesin e muajit shkurt pas denoncimit të Arjan Zikës, shkruan Panorama.

Për Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin e Blerim Shullazin rëndojnë akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, gjobëvënie dhe shkatërrim të pronës. Përveç hetimeve të Prokurorisë, mësohet se Shullazi është mbajtur dhe në përgjim nga Shërbimi Informativ Shtetëror nga ku ka rezultuar se ka vënë gjoba për biznesmen të ndryshëm, por këta të fundit nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim në Polici.

Emiljano është përmendur shpesh nga opozita gjatë akuzave për lidhje të pushtetarëve me krimin. Ndërkohë, në fund të vitit 2015 ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se, Shullazi edhe pse i akuzuar hapur për trafik droge dhe vrasje nuk është çuar para Drejtësisë. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: