Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogra të forta në Europë.
Alibejt i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.
Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes se Emiljano Ramazanit e Regis Runajt. Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur. Dyshohet se i shumëkërkuari ka investuar ne industrinë e drogës duke prishur balancat. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka marrë përsipër të jetë porositës i këtyre vrasjeve. Por grupi hetimor ka dyshime, duke u bazuar tek provat shkencore, se Alibej fshihet pas këtyre ngjarjeve.
(BalkanWeb)