FBI ka arritur të sigurojë akses në telefonin e Thomas Matthew Crooks, atentatorit të tubimit të Donald Trump, tha byroja në një deklaratë së fundmi.
Byroja po analizon pajisjet elektronike të Crooks dhe ka kontrolluar shtëpinë dhe makinën e tij, tha FBI. Hetuesit kanë kryer gjithashtu “afërsisht 100 intervista të personelit të zbatimit të ligjit, pjesëmarrësve të ngjarjeve dhe dëshmitarëve të tjerë.”
Hapat hetimor janë pjesë e hetimit fillestar të FBI-së për të shtënat e së shtunës në një tubim elektoral të ish-Presidentit amerikan Trump, të cilin ajo po e heton si një tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit dhe terrorizmit lokal.
Autoritetet kanë thënë më parë se besojnë se Crooks ka vepruar i vetëm dhe se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë një motiv për të shtënat.