Mbi një ton drogë u kap dje në Kavajë, gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Policia arrestoi 3 persona, ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtorë.
Por sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë ndaluar edhe dy të rinj nga Vlora. Sipas informacioneve zyrtare për “BalkanWeb”, janë vënë në pranga dy të rinjtë Arvis Muçaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlore si dhe Aristotel Kasaj, 23 vjeç.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Muçaj është pronari i fuoristradës ku u gjeten 300 kg kanabis, ndërsa Kasaj e kishte në përdorim makinën.
Nga operacioni janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë si dhe janë sekuestruar 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.
(m.k/BalkanWeb)