TIRANË – Hetimet për grupin e kokainës janë shtrirë edhe në shtetin grek. Burime pranë Policisë së Shtetit sqarojnë se prej dy ditësh, një grup ekspertësh nga Shqipëria ndodhen në Selanik për të shkëmbyer informacione me palën greke, jo vetëm për sa i përket gjetjes së gjurmëve se cilët ishin personat që shoqëruan dy kolumbianët nga shteti helen drejt tokës shqiptare, por edhe për të shtrirë më tej hetimet në këtë shtet. Kjo, pasi ka dyshime se në Greqi ndodhet edhe një tjetër kolumbian që ka lidhje me grupin e kokainës.

Nga burime jozyrtare mësohet se bëhet fjalë për një shtetas kolumbian me inicialet C.M., për të cilin thuhet se menaxhonte dy kimistët kolumbianë të arrestuar në laboratorin e kokainës.

Nga të njëjtat burime sqarohet se në grupin e ekspertëve që kanë shkuar në Greqi është edhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Haki Çako…

(Lexoni më shumë sot në Gazetën Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb