TIRANË

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ka folur për  hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo pohoi se hetimet po vijojnë, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet me garanci se ato po zvarriten.

Gjithashtu Arta Marku theksoi se po priten letërporositë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Gjermania.

“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letërporositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet. Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”- tha ajo në “Open”

Nga ana tjetër, ajo foli edhe për grabitjen e Rinasit, ngjarje kjo e ndodhur me 9 prill në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas saj, kjo çështje është pothuajse e zbardhur.

“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”-theksoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: