TIRANE – Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është thirrur sot në Prokurori ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për lobimin e Partisw Demokratike në SHBA
Mësohet se ka qenë Ristani i cili firmosi kontratat me dy kompanitë lobuese.
Pas daljes nga Prokuroria Arben Ristani tha për News24 dhe BalkanWeb se PD ka bërë kontratë lobimi për zgjedhje të lira
“U paraqita në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të PD. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD ka zbatuar me përpikmëri kontratat. PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori” tha Ristani.
(e.f/BalkanWeb)