TIRANË

Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Tahiri” në Kuvend. Mësohet se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.

PD kërkon shtyrje të afatit të komisionit dhe të mbajnë përgjegjësi ata që nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit; Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk ka sjellë informacion për Tahirin.

Kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor është bërë nga PD që në nisje të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb