TIRANË
Pas ngjarjes së ditës së djeshme, ku humbi jetën nëntetarja, Zarife Hasanaj dhe mbetën të plagosur dy efektivë të tjerë në Letoni, sot me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes është nisur drejt Letonisë një task-forcë për të ndjekur hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve, të cilat i morën jetën efektives 32-vjeçare.
Ky grup do të ndjekë nga afër mbledhjen e provave mbi ngjarjen së bashku me autoritetet e Letonisë.
“Niset drejt Letonise task forca e ngritur me urgjence nga Ministrja e Mbrojtjes. Task forca bashke me autoritetet letoneze do te ndjeke hetimin e plote per ngjarjen e 6 Majit ne Camp Adazi ne Letoni. Grupi, ne perberje te te cilit ka perfaqesues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne MM do te punoje per rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj:-thuhet një njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.