Atentatori i Donald Trump, Thomas Crooks, kaloi muaj duke planifikuar sulmin ndaj ish-presidentit që ndodhi në një tubim masiv në  Butler më 13 korrik, tha FBI të mërkurën.

Zyrtarët e FBI publikuan foto të reja të pushkës AR që përdori për të qëlluar në vesh ish-presidentin dhe bombat e bëra vetë që kishte në bagazhin e makinës i riu.

Publikimi përfshinte gjithashtu foto të njësive të ajrit të kondicionuar jashtë ndërtesës ku ai u ngjit për të hipur në çatinë ku kreu sulmin. Byroja zbuloi se 20-vjeçari kishte një fiksim te figurat politike dhe gjithashtu kërkoi datat e konventave të partisë Republikane dhe Demokratike.

Ai kërkoi më shumë se 60 herë për informacione rreth kandidatit presidencial republikan dhe rivalit të tij të atëhershëm, presidentit demokrat Joe Biden, përpara se të regjistrohej për mitingun e Trump. Por FBI këmbënguli se ata ende nuk janë në gjendje të përcaktojnë plotësisht motivin e tij dhe tha se hetimi i tyre zbuloi se ai nuk ishte krahu i djathtë apo i majtë.

Më shumë se 1000 intervista janë kryer në gjashtë javët e fundit. FBI tha se nuk kishte asnjë sulmues të dytë dhe asnjë provë që ai mbështetej nga një entitet i huaj, duke hedhur dyshime mbi teoritë se ai kishte ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb