Skuadra e Kukësit ose më saktë një pjesë e mirë e saj gjatë verës është ndaluar në Austri nga ku po kalonte tranzit drejt Moldavisë për shkak të dyshimeve për trukim ndeshjesh. Ekipi verilindor më herët kishte zhvilluar disa ndeshje miqësore në tokën austriake dhe prokuroria e këtij vendi për shkak të rezultateve të dyshimta vendosi të hetonte.

kvd-750x330

Sot, nga vetë klubi kampion i sezonit të shkuar është lajmërua se ky hetim është mbyllur dhe Kukësi është i pastër. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kukësi ka bërë publik raportin e detajuar të mbërritur nga Prokuroria e Isnobruk në Austri ku lexohet se në hetimin për 11 pjestarët e klubit nuk është gjetur provë që i përfshin në manipulim apo paravendosjen e rezultateve gjatë fazës përgatitore në Austri.

Postimi i FK. Kukësi

FK KUKËSI, nuk është përfshirë në asnjë manipulim, apo aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data 23 qershor deri më 13 korrik.

Ky përfundim vjen dhe pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Innsbruckut në Austri. Zyra e Prokurorit Publik dhe Prokurori

hetimi

Mag. Florian Oberofer, dhe avokatët, kanë sjellë pranë zyrës juridike të klubit gjithë rapoprtin e detajuar për 11 lojtarët dhe 2 drejtuesit e ekipit , që u morën në pyetje në rajonin e policisë pranë “ Hotel Butique Hein”, ku ekipi kishte mbërritur pas 6 orëve udhëtim me autobus nga Salzburgu.

Pasi kanë marrë në pyetje pjesëtarët e ekipit dhe u janë marrë dhe telefonët, ku ekspërtët e policisë kanë bërë hetimet e duhura në raport thuhet qartë se Protokollet ne Zyrën Federale të Policisë Kriminale , nuk vërtetojnë manipulimi të qëllimshëm lojës dhe rëzultatit të saj.

Hetimi u ngrit në bazë të një padie që bëri kompania e basteve ”Sportradar “, në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos së Moskës, luajtur në Jenbach, më 4 korrik 2017, ku rusët fituan 6 me 0.

Kjo vërteton katërcipërisht ato cafrë ka bërë në fakt klubi ynë gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda , ku ka qenë model i lojës së nderëshme dhe i fair – paly.Theksojmë se dhe në një ndeshje më parë kompania tjetër “Federbet”, hodhi në media dyshime, por që më pas kërkoi ndjesë.

1-212x300

Duhtë veçuar dhe një fakt jetër se prokurorirët dhe ekspërtët e policisë kriminale në Vienë , kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit tonë, për mëse 8 orë të qëndrimit në polici dhe marrjes në pyetje. Ky presion i paparë dhe i paargumentuar u bë pikërisht 2 ditë para ndeshjes në Champion Leagu me Sherif Tiraspol në Moldavi.

Lojtarët nuk u lanë as të futen në dhoma për të lënë bagazhet dhe as për të pirë ujë , por u morën direkt nga autobusi në polici.Ne mendojmë se qëllimisht u bë kjo padi dhe nga kundërshtarë tanë me qëllim njollosjen e emrit të mirë që Kukësi ka në Shqipëri dhe Europe.Ne falederojmë gjithë ata që na besuan dhe besojnë tek loja jonë, duke mos harruar dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit, Ambasadorit tonë në Vienë, dhe profesionalizmin e avokatëve të çështjes.Kukësi do të vijojën rrugën e ndershme në futboll dhe në nxjerrjen në dritë të vërtetave dhe në rrugë logjore do kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për ata që hedhin baltë mbi djersën dhe mundin tonë.

Për këtë çështje ka shkruar dhe portali austriak kurier.at, ku ndër të tjera shkruan:

Lojë e dyshimtë e futbollit: Dyshimi i manipulimit nuk është konfirmuar

Si dyshohet kampioni shqiptar FK Kukësi

Pas prezantimit të raportit përfundimtar të BKA, zyra e prokurorit publik në Insbruk mbylli procedurat.

Rrallë hërë ka ndodhur që një ndeshje miqësore ka arritur të marrë kaq shumë vëmendje si ndeshjen e futbollit të Kampionit të Shqiptare FK Kukësit kundër Dinamo Moskë më 4 korrik në Tirol. Rrezultati i lartë dhe ndërrimet gjatë ndeshjes bën të hidhen hije dyshimi. Tani hetimi i përpiktë i Policisë Federale Kriminale (BKA) dhe prokurori në Insbruk kanë përfunduar. “Të gjitha hetimet janë vendosur”, thotë avokati Klaus Ainedter i cili përfaqëson lojtarët shqiptarë dhe klubin e tyre.

avok-1-300x170

“Pretendimet përfundimisht kanë provuar të jenë plotësisht të pabaza.” “Një manipulim i qëllimshëm i lojës subjekt ose vendosja e basteve nga i akuzuari nuk mund të përcaktohej në bazë të provave të paraqitura nuk ka asnjë arsye reale për ndjekje të mëtejshme”. Dy ditë më parë, hetuesit e BKA-së kishin dorëzuar raportin e tyre përfundimtar tek autoriteti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb