Ka mbërritur më në fund lajmi që te Milani mezi po e prisnin sa i takon hetimeve që UEFA kishite nisur ndaj klubit kuqezi në lidhje me Fair-Playn Financiar. Asnjë vendim përfundimtar, por një pezullim të çështjes derisa KAS-i Lozanës të japë vendimin përfundimtar në lidhje me apelimin e klubit milanez në lidhje me ndëshkimin e mëparshëm për veprimet e kryera në sezonet 2014/2017.

“CFBC (UEFA Club Financial Control Body Adjudicatory Chamber) ka pezulluar masat kundër Milanit, pezullim qëdo të mbesë në fuqi derisa KAS të japë verdiktin e tij në lidhje me ndëshkimet e marra ndaj klubit për sezonet 2015, 2016 dhe 2017”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: