Është vlerësuar të paktën një milionë euro në muaj, fitimi i 20 agjencive bastesh të sekuestruara në provincat e Catanias, Siracuzas, Caltanissetta dhe Ragusas në kuadër të hetimeve rreth mafies dhe tregut të basteve online që çoi në ekzekutimin e 28 urdhrave të arrestit.

Operacioni, i quajtur “Gaming off line” ka hedhur dritë në bizneset e klanit kryesor Capella në sektorin e basteve online në kompanitë që veprojnë jashtë vendit (Shqipëri, Rumani dhe Maltë) dhe rreth një organizate kriminale e dedikuar në drejtimin e agjencive të shumta të basteve, brenda territorit sicilian që shfrytëzonin mbulimin ligjor të dhënë nga marka “Planetwin365”. Në disa raste investiguesit kanë dokumentuar edhe aksesin në sallat e basteve të minorenëve.

Detajet e operacionit janë bërë të ditura gjatë një konference shtypi, ku morën pjesë mes të tjerëve, Prokurori i Republikës Carmelo Zuccaro dhe kuestori Alberto Francini. Promotor i organizatës ka qenë Salvatore Massimiliano Salvo, 36 vjeç, një eksponent i klanit Cappelo Carateddi, e bashkëpunimin ndërmjet të tjerë të Giovanni Orazio Castiglia, 34 vjeç dhe Salvatore Bosco, 33 vjeç, të gjithë të arrestuar.

Hetimi ka evidentuar gjithashtu një projekt përhapjeje të klanit, që parashikonte marrjen e lokaleve në Ragusa e Siracusa për t’i kthyer në salla bastesh dhe komercializimin e softuerit që do të lejonte ushtrimin abuziv të basteve.

Prokuroria e Catanias ka kërkuar dhe ka marrë nga Gjykata 22 masa kufizuese, dy prej të cilave në burg dhe janë njoftuar të burgosur, Bosko dhe Salvo. Të 20 të dyshuarit e tjerë u vunë nën arrest shtëpiak.
Gjyqtari gjithashtu ka nxjerrë gjashtë masa të tjera kufizuese kundër gjashtë personave të arrestuar në ditët e fundit. Për Castiglian, u vendos paraburgimi. Për pesë të tjerët arresti shtëpiak.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb