Në një lidhje të drejpërdrejtë në News24 me gazetaren Klodiana Lala, avokati mbrojtës i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia solli detaje nga procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

“Një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar. Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces. Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës.”- u shpreh avokati Haxhia, ndërsa u ndal edhe në akuzat e Prokurorisë,për të cilat tha se janë tepër të rënda.

“Akuzohet për tre vepra tejmase të rënda. Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. Kusht kryesor për të vërtetuar akuzën është pjesëmarrja aktive e z. Tahirit.” vijoi më tej Haxhia, ndërsa u ndal në kornizat ligjore për akuzën e ngritur ndaj ish ministrit për shitjen e makinës te Habilajt.
“Vepra penale, ka disa korniza juridike që nuk të lë të dalësh jashtë. Gjykata është strikte në kërkesat juridikë. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër kur personi, Artan Habilaj nuk ka akuza penale.

Është detyrim juridik i akuzës të tregojë që përvec akuzës të provojë, si e kam kryer, me kë kam bashkëpunuar në trafik. Në proces është e provuar që Tahiri si ministër i brendshëm, ka bërë 3 kallëzime e procedime ndaj Habilajve.

Sjell në vëmendje si nisi procesi, tre prokurorë i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë. “ tha avokati Maksim Haxhia duke theksuar se prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb