Media austriake “kurier.at” ka raportuar sot në lidhje me hetimin e kryer në Austri mbi një trukim të mundshëm të ndeshjes miqësore mes Dinamos së Kievit dhe Kukësit, gjatë verës së këtij viti.

Sipas burimeve të kësaj mediaje, kampionët e Shqipërisë nuk rrezikojnë ndonjë dënim sepse edhe pas analizimit të rreth 400 mijë tabulateve nga telefonat e sekuestruar të lojtarëve dhe stafit, nuk është arritur të bëhet një lidhje inkriminuese për t’i fajësuar ata.

Megjithatë gjatë analizimit të tabulateve, janë kapur dy fraza shumë të dyshimta. “Po ia hedhim UEFA-s” dhe “Ia dhamë arbitrit” ishin dy fjalitë që çuditën hetuesit austriakë, po gjithsesi nuk u arrit të bëhej lidhja e këtyre frazave me ndeshjen miqësore ndaj ukrainasve. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb