Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila drejtoi Komisionin Hetimor Parlamentar për konçensionet në shëndetësi, akuzoi mazhorancën për një skenar për të penguar opozitën të bënte punën e saj në këtë komision. Gjithsesi, Vokshi tha se nga dëshmitë e mbledhura ka shumë prova dhe fakte që do të shërbejnë për kallëzimin në SPAK të personave të përfshirë në koncesionet e ‘Sterilizimit’ dhe ‘Check-Up’.
Në këtë kuadër, Vokshi tha se opozita ka prova e fakte të mjaftueshme për Kryeministrin Edi Rama, biznesmenët Vilma Nushi/Ilir Rrapaj, ministren Ogerta Manastirlliu, ish-ministrin Ilir Beqaj, ish sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave, Drejtorë e ish drejtorë të QSUT.
Ajo tha se në këtë skemë nuk janë vetëm kompania GOGEL e Veliajt, apo 2T e Gramoz Sakos, por është një rrjet i tërë kompanish të lidhura me Ortakët, funksionarë të maxhorancës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjarë të tyre që kanë gllabëruar paratë publike.
“Këto koncesione kanë ngritur një skemë të mirfilltë të një grupi të strukturuar kriminal, sot dua t’ju përmend vetëm një rast që të kuptoni përse Rilindja bllokoi dëshmitë e kërkuara nga ne:
Artan Lleshi për të gjithë ju një emër i panjohur, me profesion mjek.
I paguar me taksat tona për të shërbyer pranë Qendrës Shëndetësore Kamëz.
Ky individ punësohet nga Ilir Rrapaj në kompaninë SaniService me rrogë të majmë mbi 5000 euro në muaj, ku deri më sot vetëm pagë ka përfituar 500.000 euro.
Nuk mjaftohen me kaq, Artan Lleshi-n në 2020 vendosin ta bëjnë edhe biznesmen.
Gamaservice e Artanit përfiton nga SaniService 2.7 milion euro për shërbime që nuk dihen.
Hajdutëria nuk përfundon këtu por biznese regjistrojnë, motra dhe e bija e Artan Lleshi të cilat për etikë nuk po i përmend me emër por të dyja këto shtetase kanë përfituar mbi 1 milion euro pagesa vetëm nga SANISERVICE.
Në total shqiptarëve mjeku i cili paguhej për tu shërbyer ka përfituar nga Koncesioni i Sterilizimit 4.3 milion euro”, tha Vokshi.
Ajo akuzoi nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca dhe deputeten e PS, Milva Ekonomi, se janë në konflikt interesi prej lidhjeve me koncesionin e Sterilizimit.
“Së pari, Plarent Ndreca është nën akuzë nga SPAK dhe ai drejtonte mazhorancën në komision në konflikt interesi. Ka qenë edhe avokati i koncesionit të Sterilizimit. Milva Ikonomi ka qenë pjesë e grupit të punës ku ka firmosur për Sterilizimin te kontrata financiare. Të dy në konflikt interesi”, tha Vokshi.
Duke komentuar atë që ndodhi në dy mbledhjet e fundit të Komisionit, Vokshi u shpreh se “që në mbledhjen e parë, të Komisionit, kam lexuar në emër të opozitës, planin e hetimit. Dhe në krye të tabelës së dëshmitarëve ka qenë Edi Rama, vijon… më tej me aksionerët dhe administratorët e kompanive koncesionare”.
“Qartazi, opozita e ka kërkuar dhe e kishte kusht të panegociueshëm ardhjen e Edi Ramës në Komision pasi Edi Rama është ideuesi, porositësi, urdhëruesi, mbështetësi kryesor i tyre.
Përgjatë gjithë ecurisë së komisionit maxhoranca ka dëshmuar që nuk ka pasur kurrë vullnet që të bëjë hetim parlamentar. Shkeljet e rregullores dhe kushtetutës janë të panumërta e sot po përmend vetëm disa prej tyre:
1. Konflikti i interesit: NKR dhe znj. Konomi në konflikt. Refuzim të firmosjes së deklaratës
2. NKR i komisionit person I cili ka disa rekomandime nga KLSH (edhe kallzime) nën akuzë
3. mbledhja e 3-maxhoranca bojkoton, mbledhja e katërt-bojkoton, mbledhja e pestë-maxhoranca bojkoton, mbledhja e gjashtë-maxhoranca bojkoton, (në 10 mbledhje –maxhoranca bojkoton) (këtu duhet të vendoset një afat kohor sa dite ikën nga ky bojkot)
4. tentativë për të rrëmbyer procesin e votimit ( e paqartë kjo)
5. votim me firma në protokoll (as parë e as dëgjuar)
6. për dy muaj gati nuk firmosën dërgimin e shkresave për informacion (deputetët e opozitës kanë dërguar rreth 300 shkresa për informacion)
7. na është refuzuar informacioni nga institucionet dhe është dashur të ridërgohen shkresat si përshembull DPT , Fondi etj (duhet shtuar se nuk i mbaj mend)
8. 40 ditë dënuan 80% të deputetëve duke dëmtuar rëndë hetimin parlamentar
9. tentuan të uzurponin drejtimin dhe komisionin-me forcë. Besoj të gjithëve ju kujtohen pamjet kur garda që linte të lirë Beqajn-na pengonte për të hyrë, apo kur Plarent Ndreca niste komisionin kur kryetari ishte te dera e sallës së mbledhjeve.
10. Në mbledhjet e thirrura e të drejtuara pa opozitën janë lejuar të dëshmojnë persona të padakordësuar, të pa vërtetuar që kishin lidhje me objektin e komisionit për të përjashtuar nga dëshmia ata që realisht kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
11. Ndërprerje të sinjalit të broadcast me urdhër të SP-pra administratë në shërbim të Partisë për të mohuar të drejtën shqiptarëve të marrin vesh të vërtetën e shëndetësisë falas”, tha Vokshi.
(BalkanWeb)