Ish-nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj tha se akuzat e SPAK ndaj Ilir Metës nuk kanë asnjë të dhënë që të provojnë përgjegjësinë penale të ish-kreut të shtetit, i cili prej ditës së hënë, 21 tetor ndodhet në burg.

Në rubrikën “Opinion”  në studion e News24 me gazetaren Ola Bruko, Shehaj u shpreh se hetimi për CEZ-DIA është një turp.

“Nuk thuhet në dosje fare se kur Meta ka marrë paratë. 10 milionë euro nuk ka marrë as DIA. Nuk ka pasazh që Meta ka marrë para. Që të ngresh akuzën për korrupsion, duhet të faktosh që unë kam marrë këto para. SPAK është selektiv“, tha ajo.

Nga ana tjetër, Shehaj shtoi më tej se akuzat për lobimin dhe ato për fshehjen e pasurisë ngrenë pikëpyetje të mëdha dhe sipas asaj që shkruhet në dosje Meta dhe Kryemadhi kanë përgjegjësi.

Brisida Shehaj: Që të më ngresh mua akuzën për korrupsion duhet të faktosh që unë i kam marrë këto para. Dosja e Pirro Xhixhos ishte një turp, shpresoj që ai gjyqtari bëri shumë mirë që reflektoi se s’mund të mbash në burg Xhixhon pse i ka thënë Monika më ler një takim me drejtorin e Vodafone. Te pjesa e lobimit dhe pasurisë edhe unë kam pikëpyetje, janë transaksione që ngrenë pikëpyetje të mëdha.

Lobimi dhe pasuria, pra transaksionet e kryera, ngrenë pikëpyetje të mëdha. E marrim të mirëqenë siç shkruan SPAK nuk kemi zonjën Kryemadhi që thotë unë do të dal me letra, por unë si lexues e marrë të mirëqenë në atë lloj forme, sigurisht ngrihen dyshime, por jo për Ilir Metën, për Monika Kryemadhin po. Dhe duke e thënë Kryemadhi vetë dhe nga leximi i dosjes, Meta nuk ka asnjë lloj roli në atë pjesë. Të gjithë në burg, duke nisur edhe nga unë të mos kursehem, është selektiviteti, nëse UNIFI do ishte aferë korruptive pse nuk është aty Edi Rama kur thuhet se, deri në takimin me Ramën në 11 tetor, Milena Harito nuk firmoste. Pas 11 tetorit kur bëhet takimi, mesazhi që thotë “u takova me Edin, më tha të bëhet urgjent”, Shatku thotë: Ky është lajmi më i mirë i vitit. Është Milena aty, është KKT-ja, Vangjeli, Agron Çela, janë miqtë tanë, shokët që i njohim. Ka selektivitet, kush shgiti Ilir Metën dhe shkoi te Edi Rama janë burra dhe gra të mira, kush ngeli te Ilir Meta janë problematikët dhe burgun për të gjithë do ta bëjë Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb