Prokurorët suedezë kanë njoftuar se nuk e shohin nevojën për të bashkëpunuar me Rusinë në hetimin e akteve të sabotimit në tubacionet e gazit Nord Stream, sipas prokurorit kryesor i çështjes Mats Ljungqvist.
“Me kënaqësi do të bashkëpunojmë nëse shohim se ka nevojë. Por në këtë rast nuk e shohim”, tha prokurori.
“Në parim, ne kemi një qëndrim pozitiv ndaj bashkëpunimit me Rusinë, por në hetimin paraprak, ne nuk jemi të fokusuar tek ata që kryen aktin e sabotimit. Gjëja më e rëndësishme për ne është të përjashtojmë që Suedia është përdorur në çfarëdo mënyre si një platformë për këtë akt sabotues,” vuri në dukje Ljungqvist.
Prokurori nuk komentoi hetimin e publicistit amerikan Seymour Hersh, i cili shkroi në artikullin e tij më 8 shkurt se mjetet shpërthyese ishin vendosur nga zhytësit e marinës amerikane me ndihmën e specialistëve norvegjezë.