Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u paraqit në Komisionin Hetimor për TIMS, ndërsa u shpreh se i takon këtij komisioni për të vendosur nëse dëshmia e tij duhej të bëhej me dyer të hapura ose jo.

Rrumbullaku tha se dëshmia e tij në Komisionin Hetimor përbën sekret, për shkak të informacioneve që klasifikohen si sekret shtetëror.

“Dëshmia ime përbën sekret. Nëse Komisioni vendos që mbledhja të jetë e hapur unë do të përgjigjem për aq sa nuk përbën sekret.

Nëse mbledhja është e mbyllur unë do të përgjigjem me detaje, përfshi edhe dokumentet e klasifikuara si sekret shtetëror, bazuar në të 4 nivelet që përcakton ligji”, tha Rrumbullaku.

Më herët, Kryetari i Komisionit Hetimor, deputeti Ervin Salianji tha se shkresat që Policia e Shtetit ka dërguar në këtë komision  janë të deklasifikuara dhe nuk kanë të bëjnë me sekretin.

Në përgjigje të Salianjit, kryepolici Rrumbullaku tha se kjo është e vërtetë, por me paraqitjen e tij në Komision, ai ka me vete shumë dokumente që janë klasifikuar si sekret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb