Grupi militant Hezbollah në Liban, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se është i sigurt se mund t’i rezistojë Izraelit.
Në deklaratën për të shënuar njëvjetorin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor, Hezbollahu është zotuar po ashtu të vazhdojë të luftojë, raporton BBC.
Grupi i armatosur me bazë në Liban është aleat me Hamasin dhe të dy mbështeten dhe financohen nga Irani.
Hezbollahu i përshkruan ngjarjet e 7 tetorit si “heroike”, duke thënë se ato do të kenë efekte “historike” në rajon.