Grupi Hezbollah i Libanit ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale, raporton Associated Press.

Sulmi hakmarrës erdhi ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte në rajon për të nxitur një propozim armëpushimi në Gazë, i cili s’ka marrë përkrahjen e plotë nga Izraeli apo Hamasi.

Hamasi paraqiti përgjigjen e parë zyrtare të martën vonë, duke kërkuar “amendamente” në marrëveshje.

Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës 8-mujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza.

Kjo ka shtuar  frikën për një zjarr edhe më shkatërrues rajonal.

Konsiderohet te jetë  një nga sulmet më të mëdha i Hezbollahut që nga fillimi i luftimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: