Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dronë të javës së kaluar, në shtëpinë e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin bregdetar të Cezaresë.
Zyra e Netanyahut ka thënë se një dron ishte lëshuar drejt rezidencës të shtunën në mëngjes.
As Netanyahu dhe as gruaja e tij nuk ishin aty në atë moment dhe askush nuk u lëndua, raporton BBC.
Netanyahu ia atribuoi sulmin Hezbollahut në një postim në X në të njëjtën ditë.
Hezbollahu e mori përgjegjësinë për sulmin në një konferencë për shtyp nga kreu i zyrës së mediave të grupit, Mohammad Afif, të martën.
“Hezbollah merr përgjegjësinë e plotë dhe të vetme për shënjestrimin e shtëpisë së kryeministrit izraelit, Netanyahu”, citon Reuters të ketë thënë Afif.