Dy ushtarë izraelitë janë vrarë pranë kufirit me Libanin, ka njoftuar ushtria izraelite.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar shkëmbimet e zjarrit pas shpërthimeve vdekjeprurëse në të gjithë Libanin, shkruan skynews.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se bëhet fjalë për “Major (res.) Nael Fwarsy, 43 vjeç, një komandant kompanie logjistike në Batalionin 299 të Brigadës Rajonale 300 “Baram”, nga Maghar. Sgt. Tomer Keren, 20 vjeç, nga Batalioni i 51-të i Brigadës Golani, nga Haifa”.

Gjithashtu edhe tetë ushtarë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një rëndë, pasi dy raketa antitank të lëshuara nga Hezbollahu i Libanit goditën një pozicion në zonën Ramim Ridge, në kufirin në Panhandle Galilee.

Ndërkohë, shpërthimet e së martës dhe të mërkurës dukej se ishin rezultat i një operacioni të përgatitur prej Izraelit për të shënjestruar sa më shumë anëtarë të Hezbollahut.

Si pasojë e shpërthimeve të “pagers” dhe radiolidhjeve të anëtarëve të organizatës, kanë mbetur të vrarë të paktën 37 persona dhe janë plagosur rreth 3000 të tjerë në të gjithë Libanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: