Granit Xhaka hezitoi të gjuante penalltinë ndaj Serbisë, në ndeshjen e humbur 2-0 nga Zvicra në Nations League. Kapiteni i “Helvetëve”, Xhaka tregoi arsyen për mediat, se përse lejoi që Embolo të ekzekutonte 11-metërshin.

“Bril ndihej mirë. Ne jemi një ekip dhe për mua ka shumë rëndësi nëse dikush ndihet mirë dhe kërkon të marrë përgjegjësi. Më pëlqejnë shumë lojtarët, të cilët në të tilla momente hedhin një hap para dhe marrin përgjegjësi”, tha  Xhaka.  Kujtojmë që Embolo dështoi të shënonte nga penalltia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb