Partia Demokratike ka humbur një ndër anëtarët e Kryesisë së saj. Bëhet fjalë për anëtarin e Kryesisë së Degës së PD në Memaliaj, Arben Haxhirai, i cili është ndarë nga jeta një ditë më parë.


Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili shkruan se ka mësuar për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Haxhirait.


Sipas Shehu, i ndjeri ishte një demokrat me shumë vlera, familjar shembullor, një mik dhe shok i veçantë.


“Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e parakoheshme nga kjo jete te Z. Arben Haxhirai. Me origjine nga Memaliaj, banues ne Athine, antar i Kryesise se Deges se PD aty prej shume vitesh.

Nje demokrat me shume vlera, familjar shembullor, mik e shok i vecante. Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqeve e shokeve, Deges sone te Athines, te gjithëve”, shkruan Shehu.

Shehuuu
Shehuuu

(BalkanWeb)